Mobi Casa

Lenjani: Karrierën do ta vazhdoj në Gjermani ose Itali

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ermir Lenjani ka paralajmëruar se do të largohet nga St.Gasllen, derisa karrierën do ta vazhdoj në Gjermani ose Itali.

Ermir Lenjani është një nga lojtarët më të mirë për momentin në Kombëtaren shqiptare. Pas paraqitjeve të mira me ekipin kuqezi, mesfushori kosovar ka zgjuar interesimin e disa klubeve. Ai ka paralajmëruar se do të largohet nga St.Gasllen, derisa karrierën do ta vazhdoj në Gjermani ose Itali.

RCCOLA

“Është e vërtetë që unë dua të largohem nga St.Galeni. Nuk do ta vazhdoj më kontratën me skuadrën aktuale. Dua të luaj diku jashtë Zvicrës, në Gjermani ose Itali. Mirëpo, ende nuk dihet, se ka shumë ekipe të interesuara. Do të kem kohë deri në verë të vendos. Më së shumti e pëlqej Bundesligën, ku ka shumë interesime, por nuk kemi ende diçka konkrete”, ka deklaruar Lenjani për albinfo.ch.

“Raportet me trajnerin dhe me të tjerë janë të mira, por tani që unë nuk dua ta vazhdoj kontratën, po më krijojnë pak probleme. Vjet kam qenë lojtari që kam luajtur më shumë dhe trajneri ka besim te mua, por problemi është që unë jua kam thënë se nuk do ta rinovoj kontratën dhe tanimë ata duket sikur po ndihen të mashtruar nga unë”, ka përfunduar kosovari.