UBT

Lenjani: Institucionet mund ta harrojnë problemin e Karaqevës, por jo edhe banorët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Selver Lenjani thotë se viti 2019 ka qen shumë i rëndë për banorët e Karaqevës sepse brezi kufitar është përballur me një situatë të palakmueshme. Edhe pse situata ishte e rëndë askush nga institucionet nuk është marrë seriozisht me problemin e brezit kufitar thotë ai.

Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë është ndier i zhgënjyer me të gjitha nivelet e institucioneve kosovare, sa i përket problemit dhe kontestit kufitar të fshatit Karaqevë.”Vendosja e tabelave nga ana e KFOR-it, pastaj provokimet e xhandarmërisë serbe, mos investimi në brezin kufitar dhe asnjë seancë e mbajtur enkas për kontestin kufitar, janë disa arsye që ne të jemi të zhgënjyer dhe të anashkaluar” shprehet Lenjani.

UBT

Lenjani thotë se institucionet mund ta harrojnë problemin e Karaqevës, por jo edhe banorët e saj.”Banorët e brezit kufitar janë të vendosur që të qëndrojnë përballë kërkesave të tyre dhe më gëzon fakti që ata janë shumë të vendosur që mos t`i braktisin shtëpitë e tyre, me asnjë çmim” tha Lenjani.

Lenjani edhe njëherë kërkon nga të gjitha institucionet e vendit që ta trajtojnë me seriozitet dhe shpejtësi kontestin kufitar i cili banorëve të mbetur po u shkakton telashe të shumta./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.