UBT

Lenjani: I lumtur që iu bashkova FC Nantes!

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Pas stërvitjes së parë me FC Nantes, paraditen e së martës, Ermir Lenjani u paraqit zyrtarisht para medias së bashku me lojtarin Franck Kita dhe trajnerin Michel Der Zakarian.

Futbollisti i kombëtares shqiptare është huazuar në këtë klub popullor francez për 1 vit, me të drejtë blerjeje të kartonit të tij, të cilin e posedon Rennes.

Sidoqoftë, në deklarimin e parë për mediat, Lenjani tha se e ka mbyllur kapitullin “Rennes” dhe tashmë mendon vetëm për klubin e ri. Zëdhënësi i FC Nantes tha paraprakisht se janë të kënaqur nga marrëveshja e arritur për Ermir Lenjani, të huazuar dhe me opsionin e blerjes së ndërkombëtarit shqiptar.

Në konferencën për shtyp, mes të tjerash, Lenjani u shpreh në gjuhën angleze, çka tregon se me frëngjishten ka probleme: “Mendova se kisha bërë zgjedhjen e duhur duke kaluar te Rennes, në janarin e këtij viti, por nuk më eci mbarë. Fillimisht u dëmtova, çka më bëri të humb një pjesë të mirë të kampionatit të kaluar. U ritheva dhe mora një karton të kuq, duke e ngatërruar më keq eksperiencën time në këtë klub, transmeton telesport.

Uji Dea

Me kalimin e kohëve kuptova se kisha pak shanse aktivizimi te Rennes, ndaj ua bëra të ditur drejtuesve se dua të iki diku tjetër, sepse nuk jam lojtar stoli. Jam i lumtur që u transferova te FC Nantes, një ekip me emër dhe që ka një trajner shumë të mirë. Nuk kam folur me miqtë e mi për FC Nantes gjatë kësaj kohe, por e di se bëhet fjalë për një klub të mirë këtu në Francë. Shpresoj të zhvilloij ndeshje sa më të mira dhe t’i kënaq drejtuesit e tifozët me paraqitjen time.

Për mua është shumë pozitiv fakti se trajneri i FC Nantes beson në aftësitë që kam, ndërsa jam bërë pjesë e një klubi popullor. Në Zvicër, te St Gallen, kam luajtur si mbrojtës i majtë, në ekipin kombëtar varet nga moduli që aplikon trajneri, 3-5-2 apo 4-4-3. Kam bërë edhe mesfushorin e majtë. A pres të luaj këtë fundjavë me FC Nantes? Patjetër që po. Fizikisht jam në gjendje optimale, jam stërvitur rregullisht dhe jam gati për lojë.

Sidoqoftë, kam kryer vetëm stërvitjen e parë këtu te FC Nantes, dua pak kohë të njihem me grupin. Pastaj, është trajneri, ai që vendos për gjithçka. A do të kem rivalitet në përplasjet me Rennes? Për mua kjo eksperiencë ka mbaruar, tani jam lojtar i FC Nantes dhe mendoj vetëm për këtë fanellë. Do të jap maksimumin tim për të.”

Ndërkohë, trajneri i FC Nantes, që ishte i pranishëm në prezantimit e Lenjanit, është shprehur i kënaqur për këtë përforcim, duke e konsideruar lojtarin e kombëtares shqiptare “polivalent”, që mund ta përdore në disa role. Kujtojmë se kur arriti te Rennes, në janar të vitit 2015, Ermir Lenjani kishte luajtur gjashtë ndeshje me fanellën kuqezi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.