Lenjani i humb shpresat tek institucionet kosovare, sytë kah Amerika e Donald Trumpit
Gjilan – Selver Lenjani thotë se i ka humbur shpresat tek institucionet kosovare. Kam deponuar e dorëzuar qindra letra, prova, fakte e dëshmi që tregojnë saktë vijën kufitare, por askush se ka qarë kokën. Meqë jemi në sektorin amerikan e vetmja shpresë na mbetet tek SHBA-ja thotë ai.
“Mbështetja më e madhe dhe më e fuqishme do të vije nga SHBA dhe populli Amerikan me NATO- në në krye me Donald Trumpin, ku do të mbrohet komplet territori i Republikës së Kosovës sepse ne qytetarët kosovar nuk kemi pretendime për tokat e huaja, po t`i mbrojmë tokat e tona shqiptare, tokat Dardane” ka thënë Selver Lenjani teksa ka vendosur foton e Donald Trumpit në hyrje të Karaqevës, raporton rajonipress.
Lenjani thotë se meqë Karaqeva ndodhet në sektorin amerikan, atëherë shpresa e vetme mbetet SHBA-ja. “Jam i sigurt se me ndihmën e SHBA-së do të arrijmë t`i mbrojmë rreth 11 mijë km katror dhe për asnjë milimetër nuk do të lëshojmë copëtimin e tokave tona”.
Institucionet kosovare shpejt do ta harrojnë kontekstin kufitar me Malin e Zi sepse këtu kemi të bëjmë me Serbinë e cila ka gllabëruar territor të Kosovës, edhe atë në sytë e forcave të NATO-së./rajonipress/


