Eko Higjiena

Lenjani i ashpër, institucioneve qendrore nuk ju intereson problemi i brezit kufitar

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Selver Lenjani gjatë një takimi me KFOR-in amerikan ka shpalosur problemet dhe shqetësimet e banorëve rreth kontestit kufitar me Serbinë. Ne nuk falim tokë të Kosovës sepse kjo tokë gjithmonë është punuar nga banorët e Kosovës. Turp për Konjufcën, Kurtin e Osmanin që nuk patën guximin asnjëherë ta vizitojnë brezin kufitar ka thënë Lenjani.

Gjatë një takimi me KFOR-in amerikan Selver Lenjani ka shprehur brengën e tij të madhe që problemi i kontestit kufitar nuk po gjen përkrahje nga institucionet qendrore.

Eco Higjiena

Lenjani ka thënë që nga viti 2001 vazhdimisht ka informuar opinion kosovar dhe më gjerë për pretendimet e hapura të Serbisë për ta shkëputur këtë pjesë të Kosovës.”Nga kthesa e Novosellës deri në fshatin Karaqevë është tokë e Kosovës, por Albin Kurtit, Vjosa Osmanit e Glauk Konjufcës nuk ju intereson ky problem për ta ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial. Si duket treshja kosovare nuk kanë guxim të merren me problemet madhore për t`i dal zot tokës së Kosovës” ka thënë Lenjani.

Lenjani mendon se Karaqeva dhe i tërë brezi kufitar do ta mbajë në mend dhe nuk ka për të harruar këtë mos guxim të liderëve kosovar. “Karaqeva nuk do lenë gur pa lëvizur ndërsa shpresa e vetme ka mbetur NATO e Brukseli zyrtar dhe mbi të gjitha besimin e madh që e kemi tek SHBA-ja e cila po interesohet shumë fish më shumë se politika shqiptare” është shprehur Lenjani./rajonipress/