Lenjani fton bashkatdhetarët në Takimin e Vendlindjes

Gjilan – Selver Lenjani në emër të bashkësisë lokale të fshatit Karaqevë e Poshtme i ka ftuar të gjithë karaqevasit që ndodhen në perëndim dhe kudo tjetër që të marrin pjesë në Takimet e vendlindjes që pritet të mbahen më 29 korrik 2018.
Selver Lanjani thotë se këto takime janë shumë të rëndësishme për banorët e brezit kufitar. “Kemi shumë bashkëfshatar tanë që ndodhen në shtetet perëndimore dhe ka shumë prej tyre që ende asnjëherë s`ka arritur të marr pjesë në takimet e vendlindjes. Për ne është me rëndësi që familjet e tilla të njihen më mirë mes veti dhe gjithashtu takimet kanë edhe karakter njohës” tha Lenjani.
Lenjani tha se në emër të bashkësisë lokale të fshatit Karaqevë e Poshtme ka caktuar datën 29 korrik 2018 si datë e Takimit të Vendlindjes. “Po mundohemi që këtë organizim ta bëjmë çdo vit dhe të shohim se cila është fuqia e këtyre familjeve që ndodhen jashtë. Ka shumë të interesuar që edhe të ndihmojnë familjet skamnore dhe do të mundohemi që të përkrahim çdo familje nevojtare” tha Lenjani./rajonipress/