Eko Higjiena

Lenjani: E festuam ditën e Flamurit nën ethet e copëtimit të Karaqevës?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Selver Lenjani kryetar i bashkësisë lokale në Karaqevë thotë se festa e Flamurit i gjeti nën ethet e copëtimit të Karaqevës, problem ky i pazgjidhur tash e 17 vite pas luftës.

Lenjani vazhdon të jetë i brengosur me fatin e vijës kufitare në Karaqevë. “Edhe tani në rizgjedhjen time në krye të Karaqevës preokupim imi jetësor mbetet definimi i vijës kufitare me Serbinë. Kemi mbetur keq dhe jemi nën ethet e vazhdueshme se çfarë do të ndodhë me fatin e Karaqevës. Edhe festa e Flamurit po festohet zbehtë sepse kemi hallin e qindra hektarëve tokë që Serbia pretendon se janë të saja, a në fakt i tërë dokumentacioni dhe hartat kadastrale flasin për territor të pastër shqiptar” tha Lenjani.

ARKATANA

Lenjani tha se nuk e ka menduar se do të shkoj edhe ky vit dhe Karaqeva nuk do të jetë në tavolinën e bisedimeve Kosovë – Serbi. “Delegacioni kosovar është dashur vazhdimisht të bëjë trysni për këtë pikë sepse vetëm në këtë mënyrë Serbia detyrohet dhe obligohet të flas për Karaqevën”.

Sipas Lenjanit komuna e Kamenicës duhet të bëjë trysni në organet qeveritare dhe në Parlamentin e Kosovës që ta zgjidhë kontestin kufitar, ndryshe ky vend do të mbetet i izoluar, i braktisur dhe i pazhvilluar në shumë sfera mendon Lenjani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.