UBT

Lenjani: Brezi kufitar i harruar dhe i anashkaluar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Selver Lanjani thotë se Karaqeva për shkak të pasigurisë dhe pa perspektivës ka filluar të humb durimin dhe shpresat që ka pasur për investime. Jo vetëm siguria, por edhe mos interesimi i qeverisë dhe institucioneve komunale ka ndikuar që popullata të boshatisë brezin kufitar.

“Brezi kufitar po boshatiset, shtëpitë po mbesin të zbrazëta, rinia po na ikë, e këto fjalë nuk i kisha thënë deri në momentet e fundit dhe i them me shumë trishtim e brengosje edhe tani”. Kështu shprehet Selver Lenjani kryetar i këshillit të fshatit Karaqevë.

FIDANISHTJA

Lenjani thotë se ka kërkuar disa herë nga Qeveria dhe komuna që të investohet ose të joshet rinia me ndonjë projekt, por askush deri më tani nuk e ka trajtuar si duhet këtë pjesë kufitare.”Edhe të harruar, edhe të anashkaluar nga të gjitha institucionet. Kur injorohet brezi kufitar dhe kur nuk ka siguri të mjaftueshme dhe kur çdo mëngjes zgjohesh nga gjumi nën tytat e armikut, vërtet është e rëndë jeta aty” shprehet Lenjani.

Lenjani thotë se pavarësisht injorimit që na është bërë, unë vazhdimisht kam ecur, kam dërguar letra e kërkesa të shumta në Qeveri e Parlament.”Janë me qindra kërkesa të protokolluara në Qeveri, parlament e Komunë të Kamenicës dhe askush deri sot nuk ka treguar interesimin më të vogël që brezi kufitar të marrë hisen e merituar nga shteti. Kam frikë se dikur do na bëhet vonë sepse rinia dhe ata që kanë mundësi të punojnë, po ikin dhe po largohen nga brezi kufitar” u shpreh i brengosur Selver Lenjani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.