UBT

Lenjani: Brezi kufitar asnjëherë nuk ka qen më i vetmuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Selver Lenjani thotë se brezi kufitar po anashkalohet qëllimisht dhe asnjëherë nuk kas qen më i vetmuar. Asnjë politikan apo kandidat për kryetar komune deri tani se ka përmendur as problemin e Zahirajve e as problemin e Karaqevës, konteste kufitare që Kosovës do t`i kushtojnë shumë shprehet ai.

Selver Lenjani është i zhgënjyer me mënyrën dhe trajtimin që po bëjnë politikat ditore dhe qeveritë komunale karshi brezit kufitar dhe problemet që kanë banorët e këtyre zonave.

Mobi Casa

“I kam përcjellur me vëmendje të gjitha deklaratat e kandidatëve për kryetar komune dhe kam vërejtur se asnjëri prej tyre nuk e ka përmendur rastin e lagjes së Zahirajve sikurse nuk është përmendur as Karaqeva. Këto dy konteste kufitare do t`i kushtojnë Kosovës me marrje të territorit dhe turpi bije pikërisht mbi këta lider e politikan lokal” shprehet Lenjani.

Lenjani tha se nuk është vetëm vija kufitare ajo që duhet ta preokupojë klasën politike. “Brezi kufitar ka nevojë për investime dhe zhvillim si në ekonomi, infrastrukturë dhe nevoja tjera të veçanta” shprehet ai./rajonipress/