Lëngu që ul shtypjen e lartë të gjakut, i pasur me kalium dhe vitamina C

Provojeni këtë “smoothie” me banane dhe me portokaj, freskimi është i garantuar.
PËRBËRËSIT:
Lëngun nga tre portokaj; 1 banane me madhësi mesatare; Pak kanellë.
PËRGATITJA:
Shtrydhni lëngun nga portokajtë ose shtoni portokajtë në përgjithësi, nëse pëlqeni portokallin bashkë me brendësinë e tij. Mund të përdorni 3 portokaj të mëdhenj. Qërojeni bananen e ngrirë, nëse nuk keni të ngrirë mund ta përdorni një të freskët, shtoni kanellë sipas shijes tuaj dhe i bluani në blender së bashku. Sipas dëshirës kanellën mund ta hidhni edhe nga sipër në sipërfaqen e lëngut në vend se ta bluani me pjesën tjetër. E shërbeni menjëherë.
(Kosova Sot)