UBT

Lëngu i qershisë ndihmon gjumin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një gotë lëng qershie në mëngjes dhe një pasdite ndihmon njerëzit në moshë të flenë gjumë më mirë gjatë natës. Sipas një studimi të Universitetit të Luizianës, lëngu i qershisë përmirëson situatën e personave që vuajnë nga pagjumësia.

Sipas përllogaritjeve, pagjumësia prek rreth 30% të popullsisë mbi moshën 65-vjeç dhe dëmton rëndë shëndetin. Pagjumësia lidhet me tensionin e lartë, diabetin dhe sklerozën.

Kërkuesit shkencorë studiuan shtatë persona mbi moshën 65 vjeç që vuanin nga pagjumësia dhe i kërkuan të konsumonin lëng qershie dy herë në ditë përgjatë dy javëve.

Uji Dea

Më tej, këta persona u vëzhguan dhe u pa se gjumi i tyre u shtua mesatarisht me 90 minuta.

Qershitë janë një burim natyral i melatoninës, një hormon që ndihmon rregullimin e ciklit të gjumit.