Lëngu i domates për shëndet

Domaten më shpesh e përdorim për sallata dhe lëngje. Më rrallë e konsumojmë si lëng.
Gabim. Në vijim ju sjellim disa nga vetitë shëruese të lëngut të domates. PËRMBAJNË SHUMË VITAMINA Lëngu i freskët i domates është burim i mirë për vitamina A dhe C. Me konsumimin e rregullt të lëngut do të parandaloni problemet me shikim, e përmirësoni imunitetin, ndihmoni edhe shëndetin e eshtrave.
PARANDALON KANCERIN
Domatja është burim i hatashëm për likopen, që parandalon shfaqjen e disa llojeve të qelizave të kancerit, midis tjerash, ato të kancerit në gji, prostatë dhe pankreas. MBRON ZEMRËN Domatja është e pasur me vitamina B6.
Besohet se kjo vitaminë shkatërron aminoacidin homocistein, i cili dëmton enët e gjakut dhe mbron zemrën, transmeton gazeta Kosova Sot.