Fundamenti

Lëngu i domates është më i mirë se pijet energjetike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar që lëngu i domateve i ofron mjaft energji trupit për t’u këndellur nga ushtrimet.

Shkencëtarët kanë kryer hulumtimin në të cilin kanë marrë pjesë 15 persona me aktivitet të lartë fizik. Hulumtimi ka zgjatur 2 muaj, ndërsa shkencëtarët kanë studiuar shenjat e tyre të vitalitetit para dhe pas ushtrimeve.

Muskujt e pjesëmarrësve, të cilët pas ushtrimeve kanë pirë lëng domatesh janë shëruar konsiderueshëm më herët, në krahasim me ata që kanë pirë pije energjetike. Përveç shërimit të muskujve, në trup shumë më shpejt është vendosur edhe balancimi i glukozës pas konsumimit të lëngut të domateve, në krahasim me pijet energjetike.

Domatet përmbajnë likopen, i cili ua jep ngjyrën e kuqe. Po ashtu janë burim i pasur antioksidantësh, të cilët reduktojnë rrezikun nga krijimi i kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut.

Mobi Casa

Shkencëtarët theksojnë që lëngu i domateve është aq efikas saqë do të tregojë rezultate vetëm pas dy muajsh nga fillimi i konsumimit.

Hulumtimi i mëhershëm, të cilin e kanë kryer shkencëtarët suedezë, ka treguar që lëngu i domateve mund të reduktojë nivelin e dëmit oksidativ i cili krijohet gjatë dhe pas ushtrimeve.

Shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën “Food and Chemical Toxicology”, theksojnë që lëngut të domateve duhet t’i japim përparësi sepse në krahasim me pijet energjetike nuk përmban asgjë të dëmshme, veçanërisht nëse domatet janë kultivuar organikisht.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.