Lëng limoni në vend të kafes

Të gjithë personat që mbajnë dietë e dinë se limoni ka mjaft antioksidantë dhe ndihmon ata që duan të dobësohen në mënyrë të shëndetshme. Ndonëse konsumojmë shpesh çaj të nxehtë ose të ftohtë dhe kafe, ne nuk e dimë se përpos efekteve positive kanë dhe anën tjetër të medaljes.
Sipas dietologëve është e këshillueshme që të zëvëndësohet kafja e mëngjesit me lëngun e limonit. Në stinën e vërës ata rekomandojnë një gotë ujë me limon, të ftohtë, ndërsa në stinën e dimrit të konsumohet me ujë të ngrohtë, pasi lëngu i limonit ndihmon në pastrimin e organizmit duke larguar helmet nga trupi ynë.
Limoni është i pasur me antioksidantë dhe ndihmon në rënien e peshës në mënyrë të shëndetshme duke marrë gjithashtu vitaminën C, për të cilën trupi ynë ka shumë nevojë