Mobi Casa

Lëndohet Muslija, mungon ndaj Bayernit/ Futbollisti kosovar po kërkon edhe skuadër të re

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija, është lënduar dhe pritet që të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Bayern Munchenit në Bundesliga.

Muslija ka probleme me një lëndim në këmbë, por nuk dihet se sa do të jetë jashtë fushave, shkruan Indeksonline

Nga ana tjetër, futbollisti kosovar po kërkon skuadër të re.

Fundamenti

Madje ai është i lidhur ngushtë për një transferim në Bochum gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Ky largim i Muslisë vjen për shkak të minutazhit të vogël që ka te skuadra e Freiburgut. Ai nuk ka luajtur në gjashtë ndeshjet e fundit dhe është lënë vetëm në stol.

Kujtojmë se Freiburgu pret në shtëpi Bayern Munchen të shtunën, ndeshje kjo që nis nga ora 15:30./Indeksonline/