Lëndët e Limajt, dy në një
Fatmir Limaj nuk do t’i ketë dy raste në procesin e gjyqësor ndaj tij.Dy lëndët e njohura si MTPT 1 dhe MTPT 2 do të bashkohen në një. Anna Adamska Gallant kryetare e trupit gjykues tha se ka vendosur që lënda e quajtur si MTPT 2 të bashkohet me lëndën MTPT 1. “Ky vendim mbi bashkimin e lëndëve është marrë me qëllim të ekonomizimit dhe administrimit më të mirë të drejtësisë”, tha Gallant.
Në rastin MTPT 2 Limaj së bashku me Nexhat Krasniqin ish-shefin e Prokurimit në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomit dhe Endrit Shalën, ish-shefin e kabinetit dhe këshilltarin politik të tij akuzohen se formuan një grup të organizuar kriminal i cili kreu veprat e rënda penale të shpërdorimit të pozitës ose autoritetit zyrtar dhe marrjes së ryshfeteve.
Në këtë rast përveç këtyre të treve me akuza të njëjta ngarkohet edhe Shpëtim Telaku, ndërsa Ali Aliu dhe Beqir Deda akuzohen për keqpërdorim të detyrës ose autoritetit zyrtar dhe marrje të ryshfetit.
Në MTPT1 Limaj, Krasniqi e Shala ngarkohen së bashku për krim të organizuar, shpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit dhe marrje të mitos. Për marrje të mitos dhe keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi ngarkohet edhe Florim Zuka, ndërsa Limaj ka akuzë edhe për mosdeklarim të parave të fushatës…(Tribuna).


