Fundamenti

Lekaj: Të gjitha projektet e filluara në Artanë do t`i kryej në afatin e paraparë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ministri Pal Lekaj i ka uruar Svetisllav Ivanoviqit mandatin e dytë në krye të Novobërdës dhe ka theksuar se në vitin e ardhshëm ministria të gjitha projektet e filluara do t`i kryej në afatin e paraparë.

Kryetari i Komunës së Novobërdës është takuar me Ministrin e Infrastrukturës z.Pal Lekaj.

Ministri Lekaj i uroi Kryetarit mandatin e dytë në krye të Novobërdës dhe theksoi se në vitin e ardhshëm ministria të gjitha projektet e filluara do t`i kryej në afatin e paraparë.

Uji Dea

Kryetari i Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq, falënderoi ministrin Lekaj dhe e njoftoi me projektet të cilat janë me prioritet dhe për të cilat është e nevojshme ndihma e Ministrisë.

Ne si komunë e decentralizuar kemi disa projekte për të cilat na duhet ndihma e Ministrisë për implementimin e tyre. Në mesin e projekteve të rëndësishme është i nevojshëm transporti humanitar, si dhe vazhdimi i asfaltimit të rrugëve lokale”, theksoi Ivanoviq.

Ministri Lekaj në prezantimin e tij theksoi se Ministria e Infrastrukturës është e hapur për bashkëpunim dhe me një bashkëpunim të përbashkët mund të ju shërbejmë më së miri qytetarëve. /rajonipress/