Mobi Casa

Lekaj: S’ndryshon bota me shkuarjen e një Qeverie, projektet vazhdojnë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Të gjitha projektet e nisura infrastrukturore nga Qeveria Haradinaj do të implementohet siç kanë qenë ta planifikuara.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj i ka thënë Ekonomia Online se çdo projekt i nisur nga ministria që ai e drejton do të përfundojë.Madje ai thotë se projektet vazhdojnë, ngase bota nuk ndryshon me shkuarje e një Qeverie.“Sa i përket projekteve vazhdojnë nuk ndryshon bota me shkuarje e një qeverie. Qeveritë shkojnë e vijnë, por projekte duhet që të implementohen”.

Lekaj paralajmëron se do të nënshkruaj projekte të reja që parashihen me ligjet në fuqi.“Çka e parasheh ligji në përgjegjësin e ministrit unë do t’i nënshkruaj deri sa të jem në detyrë”.

HW

Haradinaj të mërkurën është marrë në pyetje në Hagë nga prokurorët e Gjykatës Speciale.Ai të hënë ka dorëzuar edhe zyrtarisht dorëheqjen nga pozita e të parit të Qeverisë. Kurse për dorëheqjen ka njoftuar gjatë mbledhjes së Qeverisë të premten.

Dorëheqja erdhi pas një ftese nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, në të cilën kreu i AAK-së tha se do të paraqitet si qytetar i thjeshtë e jo si kryeministër sepse do të ishte e rëndë për vendin.Haradinaj po ashtu në vitin 2005, pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit me të marrë ftesën nga Gjykata e Hagës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.