KKVITI

Leja për xhami është marrë, punimet askund

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Punimet për xhaminë shqiptare të Grenchenit nuk mund të fillojnë pa ardhur dëshmia me shkrim nga një bankë zvicerane për sigurimin e financimit.

Leja ndërtimore për Qendrën Shqiptare Islamike” në Grenchen është e plotëfuqishme, kontesti gjyqësor lidhur me gjoja mashtrimin – i tejkaluar dhe skandali me gjakun e derrave në truallin e xhamisë, i takon të kaluarës. Por, megjithë këtë, iniciatorët për ngritjen e xhamisë nuk ndjehen të gjallë. Drejtoria për ndërtim në komunën Grenchen është duke pritur dëshminë se paratë për ndërtim janë të siguruara, ka thënë një përgjegjës i drejtorisë.

Të pyetur nëse kanë probleme me financimin, iniciatorët përgjigjen me një jo të vendosur. Por ajo që mbetet e sigurt është se punimet nuk munden të fillojnë pa ardhur dëshmia me shkrim nga një bankë zvicerane për sigurimin e financimit. Këtë qëndrim komuna e mbron në mënyrë konsekuente për shkak se dëshiron të evitojë lindjen e një gërmadhe (një ndërtese që nuk përfundohet), shkruan veç tjerash gazeta “Grenchner tagblatt”.

RCCOLA

Trualli i xhamisë së Grenchenit fillimisht ishte bërë i njohur për faktin se ai i takonte një aktivisti të SVP-UDC-së së këtij regjioni. Ai e kishte kundërshtuar ndërtimin e xhamisë në ish truallin e tij, të cilin ai ia kishte shitur një garazhisti shqiptar, i cili, sipas tij, e kishte mashtruar, duke ia fshehur qëllimin për ndërtimin e xhamisë.

Më vonë, nga fundi i vitit të kaluar, në po këtë truall ishin gjetur të groposura dy koka të derrit dhe gjak derrash. Ky veprim ishte interpretuar si synim për të larguar iniciatorët nga ndërtimi i xhamisë.(albinfo.ch)