GRANDEMALL

Legjislaturën dështake e pret ndëshkimi

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nga të dhënat e të gjitha raporteve të monitorimit të punës, që nga fillimi i kësaj legjislature të re, duke përfshirë edhe raportin e fundit monitorues për vitin e kaluar, të publikuar nga KDI-ja, del se këto raporte janë ndër më negativet deri më tani, e që flasin për dështimin e plotë të ligjvënësve në përmbushjen e besimit të dhënë nga qytetarët.

Votuesit nuk pritet t’u japin besimin përfaqësuesve mashtrues.

Analistët theksojnë se pushteti dhe opozita duhet të përfaqësojnë vullnetin qytetar, kombëtar e shtetëror, e jo të veprojnë për interesa personale, klienteliste, nepotiste, e mbi të gjitha për interesa të ngushta politike, raporton Gazeta Kosova Sot.

Fundamenti

Nga të dhënat e të gjitha raporteve të monitorimit të punës, që nga fillimi i kësaj legjislature të re, duke përfshirë edhe raportin e fundit monitorues për vitin e kaluar, të publikuar nga KDI-ja, del se këto raporte janë ndër më negativet deri më tani, e që flasin për dështimin e plotë të ligjvënësve në përmbushjen e besimit të dhënë nga qytetarët. Ky dështim i madh për dy vjet që lamë pas, sipas analistëve politikë dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, kësaj legjislature dhe këtij spektri politik përfaqësues në Kuvend do t’u faturohet rëndë me një ndëshkim të madh në pritje të zgjedhjeve të radhës nga vota qytetare.

Politologu Hidajet Ahmeti konsideron që votuesi duhet të mendohet shumë se kujt do t’ia japë votën në zgjedhjet e radhës, duke ndëshkuar pamëshirshëm këtë legjislaturë që nuk ka parë asgjë më shumë përtej interesave për përfitimet e veta grupore e individuale.”Privilegjet e tyre nuk kanë të ndalur, gjithherë e në dëm të buxhetit të shtetit dhe në favore e në trashjen e luksit të tyre. Në bazë të hulumtimeve nga shumë OJQ, del se legjislatura e tanishme ka treguar performancën më të dobët nga të gjitha legjislaturat e kaluara. Në njërën anë një pozitë, e cila është e dirigjuar nga pushteti e duke e reduktuar fuqinë politike vetëm në ngritje duarsh dhe një opozitë e cila për shumë çështje nuk ka treguar konstruktivitet”, u shpreh ai.”Si pushteti ashtu edhe opozita duhet të përfaqësojnë vullnetin qytetar, kombëtar e shtetëror, e jo të veprojnë për interesa personale, klienteliste, nepotiste, e mbi të gjitha për interesa të ngushta politike”, theksoi Ahmeti.

Plani legjislativ, i dështuar Vota duhet ta ndëshkojë sa më rëndë këtë përbërje legjislative edhe sipas njohësit tjetër të skenës politike në vend, ish-anëtarit të KQZ-së, Ilir Fetahu. “Secili raport nxjerr të dhënat, sipas së cilave kjo legjislaturë asnjëherë nuk po arrin të përmbushë madje as 30% të planit legjislativ, si detyrë kryesore, e që është një notë e madhe negative dhe për shumë keqardhje. Kur dihet se nxjerrja e ligjeve është bazamenti kryesor i hartimit të politikave publike dhe nga ato rrjedh ABC-ja e zhvillimit të qëndrueshëm të një vendi në të gjitha fushat”, ka vlerësuar ai. “Unë mendoj se qytetarët e Kosovës i shohin këto gjëra dhe ky lidership i tanishëm përfaqë- sues në Kuvend do të ndëshkohet shumë shpejt, sepse kjo legjislaturë është dhe do të mbetet ndër më të dobëtat në gjithë periudhën e kaluar të pasluftës”, tha Fetahu. Ndërkohë politologu Bejtullah Ibrahimi thotë se kjo plogështi dhe dështim në punën e Kuvendit të Kosovës është një refleksion që i ka përcjellë të gjitha vendet në tranzicion, me ekonomi të pazhvilluar, ku edhe politizimi i një shoqërie është i pashmangshëm.”Raportet ndërkombëtare apo edhe ato të brendshme mbi trendët e zhvillimit dhe punës që bëjnë institucionet e vendit vetëm sa e detajizojnë saktësisht nivelin e (pa)punës që bëjnë organet e shtetit. Ky fakt mendoj se është provë shumë e rëndësishme, e cila kërkon reflektim shoqëror për fillimin e një epoke të re në zhvillimin dhe funksionalizimin e shtetit”, është shprehur ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.