ARKATANA

Legjislatura e gjashtë, më e lodhëta

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Legjislatura aktuale po vlerësohet si më e dobëta që ka pasur Kosova deri më tani. Ajo është ballafaquar vazhdimisht me mungesë kuorumi dhe si rezultat i saj pak ligje arritën të miratohen, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Legjislatura e gjashtë po vlerësohet ndër më të dobëtat që ka pasur Kosova deri më tani. Për gati dy vjet prejse ka nisur punën ajo është ballafaquar vazhdimisht me mungesë kuorumi, me ç’rast ka dështuar ta përmbushë agjendën legjislative.

Monitoruesit e punës së Kuvendit thonë se ky nuk ka arritur të përmbushë as 20 për qind të planit për këtë vit.

HW

Agnesa Haxhiu, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë për “Zërin” se nga 144 projektligje sa ishin në agjendë për vitin 2019, vetëm 28 prej tyre kanë arritur të miratohen.

“Duke u bazuar në programin legjislativ të Qeverisë për Kuvendin, projektligjeve të bartura nga viti paraprak dhe nga nismat ligjore që i ka ndërmarrë Kuvendi për këtë vit janë paraparë për shqyrtim 144 projektligje. Për këtë sesion Kuvendi ka arritur t’i miratojë 28 ligje ose rreth 19% të planifikimit. Ndërkohë në komisionet parlamentare në procedurë për shqyrtim kanë mbetur edhe 45 projektligje (31%), ndërsa 71 projektligje (50%) nuk janë përgatitur ende”, ka thënë ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.