FIDANISHTJA

Legjenda e hendbollit gjilanas, Dukagjin Azizi: Shuarja e Dritës është krim ndaj shumë gjeneratave

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me shuarjen e KH Drita shumë dashamirë të hendbollit të Gjilanit e më gjerë janë zhgënjyer me ardhjen e “bardhekaltërve” në këtë gjendje për tu mbyllur një klub 60 vjeqarë, i cili në mesin e saj ka pasur suksese të jashtëzakonshme dhe hendbollist të cilët na kanë bërë krenar me paraqitjet e tyre kudo që janë paraqitur.

KH Drita nuk është shuar as atëherë kur pushteti serb kishte uzurpuar palestrat sportive, duke i detyruar hendbollistët të luajnë nëpër cimente të fushave të shkollave të Gjilanit, por fatkeqësisht sot pas 23 vite të lirisë së Kosovës, ky klub me nam jo vetëm në hendbollin e Kosovës por edhe më gjerë – i vendoset dryni. Ish-hendbollisti, Dukagjin Azizi, me një karrierë të madhe hendbollistike, i cili plot 10 vite i mbrojti ngjyrat e Kombëtares së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe i cili karrierën e tij të hendbollistit e zhvilloi në klubet më të mëdha të Kosovë, duke fituar tituj e Kupa, është i shokuar nga kjo gjendje e klubit të Dritës.

Për ish-majtakun, Dukagjin Azizi, shuarja e KH Drita është e pa pranueshme dhe shumë e dhimbshme. “Nuk po mundem të besoj, kjo është një krim ndaj shumë gjeneratave të cilët u rritën, kontribuuan e derdhën djersë për këto ngjyra të klubit. Këtë vendim nuk na fal askush që t’ju mbyllet klubi shumë talenteve, dhe të mbetet hendbolli i Kosovës pa njërën ndër klubet më të mira në Kosovë. Duhet dhënë përgjegjësi ata që e sollën klubin në këtë gjendje, ky moment është për të qajtur, i gjithë opinioni hendbollistik në Gjilan ka mbetur pa fjalë – në çdo mes komentohet se si është e mundur të shuhet hendbolli në qytetin që dikur ishte në zë me rezultatet e saj” , thekson i mërzitur ish-hendbollisti, Dukagjin Azizi.

UBT

Azizi tani 39 vjeçar, karrierën e tij e filloi si 16 vjeçar në KH Drita ku u formua si hendbollist, duke vazhduar karrierën në Prishtinë, ku u shpall dy herë kampion i Kosovës dhe 2 herë fitues i kupës, me pas ishte pjesë e Kastriotit të Ferizajit ku u shpall një herë kampion i Kosovës dhe dy herë fitues i Kupës së Kosovës, me Besen e Pejës tri herë kampion i Kosovës po aq edhe fitues i kupës së Kosovës, ndërsa me Kosovën e Vushtrrisë ishte shpallur nën-kampion. Azizi për afër një viti karrierën e tij të hendbollistit e kishte sprovuar edhe në Gjermani. Azizi i cili ishte ‘enigmë’ e pa zgjidhur për shumë portiere, ka bërë apel tek bizneset gjilanase dhe Komuna e Gjilanit, që ti dalin në ndihmë klubit në këto momente të vështira.

“KH Drita është i qytetit të Gjilanit, për hir të së kaluarës dhe shumë gjeneratave të cilat sakrifikuan për të mirën e hendbollit gjilanas, i bëjë të gjithëve apel që ti dalin në ndihmë ish-klubit “gjigant”, KH Drita. Kjo përpos që është mirë që të ruhet historia e klubit, së bashku me ju t’ia kthejmë identitetin klubit këtë e meritojnë qytetarët e Gjilanit”.

Azizi ka theksuar se shumë shpejtë do të mblidhen shumë hendbollist të gjeneratave të ndryshme për të rishikuar dhe protestuar kundër mbylljes së klubit, i cili dha djemtë më të mirë të qytetit – duke na bërë krenar të cilët ishin idolët tanë dha na bënë për vete duke u marrë me lojën e hendbollit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.