Uji Dea

Leci : AAK në Kamenicë po rritet e fuqizohet

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – AAK dega në Kamenicë ka zhvilluar një proces zgjedhor të brendshëm transparent dhe jemi të kënaqur që në mesin e AAK kohëve të fundit ka njerëz të rinj, intelektual dhe mbi të gjitha ka struktura që kanë ardhur nga të gjitha partitë politike. AAK me një fjalë po rritet e fuqizohet në Kamenicë tha për rajonipress Lulzim Leci.

Dega e AAK-së në Kamenicë pritet që të shtunën të mbajë Kuvendin e saj zgjedhor ku do të zgjidhet Këshilli Drejtues, kryetari dhe delegatët për në Kuvendin qendror të AAK-së.

Ky subjekt politikë sipas Lulzim Lecit kryetar aktual i AAK-së dhe me gjasë kandidati i vetëm për të rizgjedhur në këtë pozitë tha për rajonipress se rreth 26 nëndegë me 181 delegatë sa ka gjithsejtë pritet që të shtunën të zgjedhin organet drejtuese.

Leci tha se është i kënaqur me procesin zgjedhor në përgjithësi dhe tha se AAK-ia po rritet çdo ditë e po fuqizohet.”AAK në Kamenicë po faktorizohet dhe kjo është vërejtur sidomos pas kthimit të liderit Ramush Haradinaj” tha Leci.

Uji Dea

Leci tha se nën ombrellën e AAK-së tashmë ka njerëz nga të gjitha shtresat. “Në AAK kanë aderuar njerëz nga të gjitha partitë politike, por mbi të gjitha kemi sjellur njerëz të rinj, intelektual e kategori të ndryshme. Në AAK po vërehet një frymë e re dhe ardhja e njerëzve të rinj vetëm sa e gjallëron AAK” tha Leci.

Leci tha se nuk ka kundër kandidatë për kryetar dege dhe pret që edhe njëherë të marrë besimin nga elektorati i AAK-së. “Besoj që kemi qenë shembull dhe model i bashkëqeverisjes në Kamenicë dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Ne kemi kuadro dhe kemi ekspert nga të gjitha fushat për të quar përpara Kamenicën” tha Leci.

Ndryshe Kuvendi i AAK-së në Kamenicë dhe ai në Gjilan pritet të mbahen të shtunën kurse për kryetar pritet të zgjidhen Lulzim Leci në Kamenicë dhe Rexhep Kadriu në Gjilan./rajonipress/