Uji Dea

Le Pen, qëndrime raciste ndaj myslimanëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-lideri i Ballit Kombëtar të Francës, Jean-Marie Le Pen, të shtunën në një miting i është kthyer sërish, si në të kaluarën, fjalorit politik racist për ta cilësuar situatën e imigracionit në Francë.

Qëndrimet e tij pasojnë pas qëndrimit të vajzës së tij, Marine Le Pen, e cila është në krye të «Frontit National», për ndalesën e mbajtjes së shamisë myslimane si dhe të kipa-s hebrenje.

Marine ka qenë po ashtu prezente gjatë prononcimit të qëndrimeve raciste të babait të saj.

84-vjeçari Jean-Marie Le Pen ka thënë: «Koha na është llogaritur» karshi «vërshimeve migruese” dhe se «në jug të Meshdheut, pranë dyerve tona, 200 milionë myslimanë janë, deshëm apo nuk deshëm, një kanosje serioze».

RCCOLA

Për Le Pen, «invazioni i imigracionit e dëmton thelbin e substancës së identitetit të popullit tonë».

Ai e ka ndërlidhur fjalimin e tij mbi imigrimin mysliman me dhunën e ditëve të fundit në botën myslimane, e cila paraqitka, sipas tij, kanosje për popullin francez.

Le Pen ka thënë se populli francez është «si popull para së gjithash evropian, i racës së bardhë, i kulturës greke dhe latine dhe i fesë së krishtere», definim ky i mbështetur në një fjali që thuhet ta ketë prononcuar në vitin 1959 gjenerali Charles de Gaulle. Kuptohet Le Pen e nxjerr nga konteksti historik fjalinë e caktuar.