UBT

“Le Monde” ia bën portretin Kurtit – Kryeministri jofleksibil i Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde” ia ka kushtuar sot një tekst zhvillimeve në veri të Kosovës dhe kërkesave ndërkombëtare ndaj Kurtit dhe qëndrimet e shefit të Qeverisë së Kosovës lidhur me shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore.

“Le Monde” në titull të shkrimit e ka cilësuar kryeministrin Kurti si “kryeministri jofleksibël i Kosovës’.

Në nëntitullin e këtij shkrimi në “Le Monde”, thuhet se Kurti edhe përkundër presionit perëndimor, heziton të organizojë zgjedhjet e reja në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Gazetari i “Le Monde” tekstin e vazhdon duke komentuar mënyrën e komunikimit të Kurtit.

Uji Dea

“Albin Kurti mund t’i përgjigjet një pyetjeje të përsëritur tre herë me një jo të thjeshtë, pastaj të shpalosë mesazhin e tij pa ju dëgjuar më, duke ditur të qëndrojë i qetë, i sjellshëm dhe thellësisht jo fleksibël”, shkruan në artikullin e “Le Monde”.

Gazeta franceze tutje shkruan se pavarësisht presionit të madh ndërkombëtar që Kurti të lëshoj pe lidhur me krizën në veri, kryeministri i Kosovës përgjigjet pa u trazuar për pyetjet e botës.

“Le Monde” shkruan për kushtet e Kurtit për rivendosje të shtetit ligjor në Veri, garanci për fushatë të lirë dhe të drejtë në këmbim të largimit të kryetarëve të katër komunave veriore, vendosja e të cilave sipas “Le Monde” ka provokuar përplasjen mes serbëve lokalë de forcave të NATO-së më 29 maj, dhe në këmbim të shpalljes së zgjedhjeve të reja.

“S’ka rëndësi që dy emsiar të dërguar nga Brukseli dhe Uashingtoni erdhën të hënën në Prishtinë për t’i lutur që të organizojnë këto zgjedhje deri në korrik në këtë territor që është ende nën kontrollin e fshehtë të Beogradit dhe ku serbët bojkotuan votimin e fundit”. Shkruan “Le Monde”./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.