Hidromorava

Lë këngën për biznes dhe teatër

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas një pauze të shkurtër nga kënga, Rozana Radi po i përkushtohet më shumë biznesit dhe teatrit. Ndonëse dy profesione jo të ngjashme por që në fakt këngëtares po i sjellin suksese dhe përfitime. Rozana tani menaxhon një dyqan nusërie nga e cila punë thotë se ndjehet mjaft e kënaqur.

“Së bashku me një shoqe time kemi hapur një dyqan me fustane nusërie, të cilin e administrojmë së bashku. Zgjodha këtë kohë pasi pata mundësi të isha e lirë dhe për faktin se bëra një pauzë nga jeta artistike si dhe hoqa dorë nga angazhimet me koncerte të shumta dhe vendosa të merrem me këtë biznes. Është një punë që po më pëlqen dhe mendoj ta vazhdoj edhe për një kohë të pacaktuar”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Përveç këtij biznesi, Rozana planifikon të hap edhe një parukeri estetike. Mbase kjo është një mundësi e mirë për të sepse gjithnjë ajo do të duket bukur. Rozana përveç këtij biznesi, nuk do të bëjë shkëputje nga arti, ajo në këtë periudhë po merret edhe me aktrim.

FIDANISHTJA

“Momentalisht po bëjë një shfaqje të Milto Kutalit, është një komedi e këndshme ku unë interpretoj krahë aktorëve Julian Deda dhe Gent Zenelaj. Më datën 15 shkurt fillojnë provat. Shpresoj që të kem sukses edhe në këtë fushë”, shton ajo. Rozana talentin për aktrim e ka pasur që moti, mirëpo tani ka zgjedhur kohën më të përshtatshme për t’u marrë me të.

Ndërkaq sa i përket këngës, dueti i fundit me Ramadan Krasniqin ka shënuar “fundin” e karrierës së këngës. Por sipas këngëtares kjo nuk do të jetë një përmbyllje përgjithmonë, ajo do të rikthehet përsëri në këngë duke realizuar projekte të reja për adhuruesit e saj. “Angazhimi im në biznes dhe teatër nuk do të thotë që do të heq dorë nga muzika, sepse kënga është një profesion që e dua shumë dhe kështu që në asnjë mënyrë nuk do të shkëputem përgjithmonë nga ky profesion”, është shprehur në fund Rozana.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.