FITORJA

Elita Rudi, vë në pah linjat e trupit gjatë pushimeve në Afrikë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Prezantuesja e njohur shqiptare, Elita Rudi, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko.

Çifti ka zgjedhur disa destinacione tropikale të Afrikës për të kaluar kohë larg nga angazhimet e përditshme dhe për të rifreskuar energjitë.

Elita, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi atraktive me bikini, duke treguar momente të këndshme nga pushimet e tyre.

Uji Dea

Një nga këto fotografi e tregon atë duke pozuar në një liqen të mbushur me breshka. Në mbishkrimin e fotografisë ajo shkruan “Ninxhat e mia”, duke iu referuar me humor serialit të famshëm “Teenage Mutant Ninja Turtles”.

Pavarësisht se është nënë e dy fëmijëve, Elita duket në top formë, duke tërhequr vëmendjen dhe admirimin e ndjekësve të saj.

Pushimet tropikale kanë sjellë freski dhe relaks për çiftin e njohur, ndërsa ata vazhdojnë të ndajnë momente të veçanta nga udhëtimi i tyre ekzotik. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.