RCCOLA

LDK: Viti 2013, i vështirë për biznese

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Përkeqësimi i gjendjes ekonomike reflektohet në rënien e numrit të bizneseve aktive në treg. Informaliteti i lartë dhe lidhjet e disa bizneseve me qeverinë, korrupsioni, problemet me futjen e mallrave pa doganë në veri dhe probleme të tjera kanë bërë që shumë bizneset të shuhen.

Kështu vlerësojnë Grupi i Ekspertëve të Ekonomisë të LDK-së, të cilët theksojnë se gjatë vitit 2013, në treg kanë operuar rreth 45,000 biznese, që është për 1,000 biznese më pak se në vitin paraprak, transmeton Koha.net.

Uji Dea

“Kjo gjendje gjithashtu konfirmohet edhe me rritjen e normës së kredive të këqija në 7%, nga nivelet shumë të ulëta të para 5 viteve. Me një mesatare prej 5 të punësuarish për biznes, gjatë vitit 2013 rreth 5,000 veta kanë humbur vendet e punës dhe po aq familje kanë mbetur pa të ardhura”, theksohet në komunikatën e ekspertëve të ekonomisë të LDK-së.