UBT

LDK: Veprimi i Alban Hysenit për shkarkim të drejtoreshës së Arsimit është vendim i zorit e shtatë ditë me vonesë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, që nga fillimi i mandatit qeverisës të udhëhequr nga VV, ka ngritur shqetësimet e vazhdueshme për nepotizëm të vazhdueshëm në punësim, për keq qeverisje e për bllokim të projekteve zhvillimore për Gjilanin. Rasti i fundit i punësimeve familjare të eksponentëve të VV-së e shpërfaq më së miri degradimin e skajshëm të qeverisjes komunale, e aq më keq, sektorin më të rëndësishëm – arsimin thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Veprimi i z. Hyseni për shkarkim të drejtoreshës së Arsimit dhe për anulim të konkursit është vendim i zorit e shtatë ditë me vonesë, vetëm pas presionit nga ana e Degës së LDK-së dhe të qytetarëve në përgjithësi.

Shkarkoje edhe drejtuesin e vendosur në Bordin e Teatrit të Qytetit, Avni Shkodrën, sa nuk është bërë e madhe dhe mos prit shtatë ditë se duhet ta shkarkosh pas asaj që do t’i njoftojmë ne qytetarët.

Hidromorava

LDK ka alarmuar me kohë për këtë degradim të skajshëm e katandisje të qeverisjes komunale, por tashmë qytetarët po e kuptojnë mashtrimin e madh që emrin e ka VV.

Lidhja Demokratike e Kosovës në vazhdimësi do të raportojë e reagojë kundër çdo padrejtësie që u bëhet qytetarëve në konkurset publike.

LDK poashtu do paraqes vërejtjet, sugjerimet e rekomandimet në mënyrë konstante lidhur me pakënaqësitë qytetare për mos angazhimin dhe mos funksionalizimin të projekteve që janë në interes të zhvillimit të komunës së Gjilanit, qoftë infrastrukturor apo zhvillimore./rajonipress/