ARKATANA

LDK vendos: Quajeni Atifete, jo presidente

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, për drejtuesit dhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) tash e tutje nuk do të jetë më presidente, pavarësisht se ajo do të mund të qëndrojë në kolltukun e të parës së vendit edhe për katër vjet rresht.

Lideri i kësaj partie, Isa Mustafa, duke dashur që t’i hakmerret presidentes për mosrespektimin e marrëveshjes, ka urdhëruar bashkëpartiakët e tij që sa herë që t’i referohen presidentes, nga fjalori i tyre ta shmangun termin “presidente”, ndërsa të parës së vendit t’i thonë thjesht, në emër.

Mobi Casa

Burime të “Zërit” të afërta me Mustafën, kanë treguar se në këtë formë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës pretendon t’i kundërvihet “prerjes në besë” nga ana e presidentes në raport me largimin e saj, ashtu siç e parasheh marrëveshja politike mes Isa Mustafës, Hashim Thaçit dhe Behxhet Pacollit, mbi bazën e së cilës Atifete Jahjaga është bërë presidente…. (shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës “Zëri”)