LDK: Vazhdoni, votoni për Republikën
Gjilan – Sipas të dhënave që posedon Shtabi Zgjedhor i LDK-së në Gjilan, të cilat i kemi marrë nga të deleguarit tanë nëpër qendrat e votimeve, deri në ora 14:00 kanë dalur në zgjedhje mbi 19.5% e qytetarëve.
Deri tani nuk është vërejtur ndonjë incident që do të dëmtonte procesin e mbarë të votimit në Gjilan.
Apelojmë te qytetarët gjilanas që të vazhdojnë të dalin në zgjedhje dhe të festojnë duke votuar thuhet në njoftimin e Saranda Bllacës zëdhënëse e LDK-së./rajonipress/


