LDK vazhdoi debatin me strukturat e Bresalcit, Poneshit, Verbicës së Zhegocit, Kishnapoles, Sllakovcit, Gadishit dhe Livoçit të Epërm

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka vazhduar me ciklin e debateve me moton “LDK ju dëgjon” me strukturat e Bresalcit, Poneshit, Verbicës së Zhegocit, Kishnapoles, Sllakovcit, Gadishit dhe Livoçit të Epërm.

Kryetari i Degës, Lutfi Haziri, ka falënderuar strukturat e partisë për angazhimin, punën dhe pjesëmarrjen në debat, ku e ka vlerësuar debat tejet të frytshëm, dhe tha se deri në fund të vitit, ne do të jemi në gjithë territorin e komunës së Gjilanit për t’i dëgjuar të gjitha rekomandimet, kërkesat, ankesat e kritikat e tyre.

Strukturat e këtyre fshatrave kanë shfaqur interesim të madh për të qenë pjesë e debatit edhe atë lidhur me veprimet e Degës pas Konventës, strukturat e Komisioneve profesionale të Degës, opozitarzmin dhe rikthimi i LDK-së nëpërmjet mobilizimit dhe regjistrimit të anëtarësisë.

Temë që shqetësoi çdo pjesëmarrës ishte edhe situata aktuale politike në vend, sidomos në veriun e Kosovës dhe gjithashtu opozitarizmi i LDK-së në këtë situatë të rëndë për komunën dhe gjithë vendin.

LDKjudëgjon

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS