LDK, Thaçit-Lexoje Kushtetutën
Drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës i janë përgjigjur deklaratave të Thaçit, sipas të cilave, Isa Mustafa është ai i cili e ka bërë tërë këtë pështjellim të situatës, me kërkesën që e kishte bërë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim të mandatit të presidentes Jahjaga.
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se kjo është një deklaratë shuam qesharake dhe cinike, shkruan “Zëri”.
Ajo ka thënë se kryeministri nuk ka nevojë të bëjë deklarata të tilla, sepse ka njerëz në Kosovë që e lexojnë Kushtetutën për dallim prej tij.
Osmani ka thënë se Thaçi e ka dhënë këtë deklaratë në mungesë të informatave, sepse sipas saj, së paku kryeministri duhet ta dijë që interpretimin e amendamenteve kushtetuese e ka kërkuar kryetari i Kuvendit, ngase e ka obligim kushtetues një gjë të tillë.