United Hospital

LDK shpresë dhe besë për qytetarët e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit të Degës dhe të Komunës, Lutfi Haziri, ka mbajtur sot takim të rregullt me strukturat e saj, përfshirë kryesinë dhe kryetarët e nëndegëve.

Të gjitha strukturat e LDK-së i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit Haziri, duke vlerësuar lartë qeverisjen komunale në udhëheqjen e tij, i cili e ktheu kujdesin e Qeverisë së Republikës në investime, përderisa interesim të madh për Gjilanin ka shfaqur Tirana, Brukseli dhe shtetet tjera mike, duke ia ndryshuar jetën qytetarëve të Gjilanit.

Në këto takime, është parë një mobilizim masiv i strukturave të LDK-së, sidomos pas zgjedhjeve të Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë, ndërkaq janë aktivizuar të gjitha Komisionet e Degës, të cilat kanë paraqitur raportet një-vjeçare të punës, është miratuar buxheti 2017 dhe po ashtu LDK ka ndarë obligimet organizative për t’u rikthyer në bashkëbisedim me qytetarët.

Strukturat LDK-së në Gjilan janë mobilizuar i fuqishëm për fitoren e radhës, e cila do të jetë sërish plebishitare, edhe atë pa balotazh. Të pranishmit kanë vlerësuar se LDK është shpresë dhe besë për qytetarët e Gjilanit.

UBT

Po ashtu, Lidhja Demokratike është duke punuar për organizimin e Konventës ditore më 16 prill, kur edhe do të shënohet 27-vjetori i themelimit të partisë së Ibrahim Rugovës në Gjilan.

Ndërkohë, pas një debati të gjatë në kryesi, me propozim të kryetarit Lutfi Haziri, Imet Rrahmani është zgjedhur nënkryetar i Degës, ndërsa Arben Mehmeti sekretar.

Përndryshe, gjatë takimit të sotëm të LDK-së, është vlerësuar lartë kontributi i gazetarit dhe publicistit, Bardhyl Ajeti, duke kërkuar nga autoritetet e sigurisë që ta zbardhin rastin e vrasjes makabre, sikurse edhe rastet e vrasjeve tjera të veprimtarëve të LDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.