LDK reagon ndaj veprimit të PDK-së në Kamenicë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Dega e LDK-së në Kamenicë reagon ndaj veprimeve të PDK-së të cilët duke festuar mbrëmë pas hyrjes në balotazh në fshatin Hogosht, kanë djegur shiritin e LDK-së dhe të gjithë flamujt e LDK-së që kanë qenë nëpër fshat.

Mobi Casa

Në reagimin e LDK-së në Kamenicë gjithashtu thuhet se dyshohet që të gjitha këto veprime janë ndjekur nga anëtarët e PDK-së. “Ky veprim e dëmton imazhin e zgjedhjeve dhe të procesit të rregullt zgjedhor. Kërkojmë nga organet e drejtësisë që të merren me këtë rast të shëmtuar dhe të ndëshkohen ata të cilët dëmtuan flamujt e LDK-së” thuhet në reagimin e LDK-së./rajonipress/