RCCOLA

LDK: Qytetarët nuk i ndalon as bora që ta përkrahin Shaip Surdullin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari aktual i Komunës së Kamenicës, njëherazi kandidati për kryetar komune, Shaip Surdulli, të martën me përkrahjen e Naser Rugovës, Hazir Borocit, Hafiz Gagices dhe bashkëpunëtorë të tjerë ka vazhduar fushatën për balotazh për zgjedhjet e 1 dhjetorit, në fshatrat Shipashnicë e Poshtme, Hodonoc, Rogaçicë, Karaçevë e Poshtme dhe Karaçevë e Epërme.

Moti i ftohtë, nuk i ndaloi qindra banorë të këtyre fshatrave që ta mirëpresin kryetarin Surdulli.

Kryetari aktual i komunës së Kamenicës, njëherazi kandidat për kryetar komune Shaip Surdulli, tha se gjatë qeverisjes së tij katërvjeçare me një buxhet të vogël ka arritur të realizojë shumë projekte.

Ai tha se ne nuk do të ndalemi me kaq, por do të vazhdojmë të punojmë edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, në infrastrukturë rrugore, kanalizime, ujësjellës, arsim, shëndetësi, subvencione për bujqësi, bursa për studentë, sport, kulturë dhe fusha të tjera.

Ndërkaq, Naser Rugova, tha se ka ardhur ta mbështesë një njeri të vlerave, të traditave, njeriun e çmuar, e ai është vetë kryetari Shaip Surdulli.

RCCOLA

“Njëmbëdhjetë vjet qeverisje ishin të pastërta, gjatë këtyre viteve punoi shumë për të gjithë territorin e Komunës së Kamenicës, përkundër buxhetit të cunguar që kishte nga niveli qendror. Kryetari Surdulli, meriton përkrahjen e të gjithë banorëve kamenicas, ngase gjithçka që punoi, e bëri për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim” ka thënë Rugova.

Asambleisti nga radhët e LDK-së, në Prishtinë, Hazir Borovci, tha se Karaçevasit, kanë qenë, janë dhe prapë po vazhdojnë që të përkrahin LDK-në, frymën “ Rugoviane”
“Ndiheni krenarë që keni një kryetar si Shaip Surdulli, një kryetar aq të suksesshëm, me një qeverisje të pastër për 11 vjet dhe projekte të shumta të realizueshme për komunën e Kamenicës” ka thënë Borovci.

Kurse, veprimtari i njohur i LDK-së, ish kryetari i kolegjiumit të degëve të LDK-së për diasporën , njëri nga njerëzit të afërt të presidentit Rugova, aktualisht anëtarë i këshillit të përgjithshëm të LDK-së Hafiz Gagica, u shpreh se, edhe përkundër koalicioneve që janë bërë, qytetarët janë ata të cilët vendosin, e jam i bindur se vota e tyre do të shkojë për njeriun e vlerave, njeriun i cili me ndershmëri udhëhoqi Komunën e Kamenicës për 11 vjet.

“Sikurse edhe deri më tash që vota e qytetarëve ka shkuar për LDK-në dhe kryetarin Surdulli, jam i bindur që vota e tyre edhe më 1 dhjetor do të dedikohet tek Shaip Surdulli” ka thënë Gagica.

Nga të gjithë folësit ishte kërkesa, që të gjithë banorët e fshatrave ku më 1 dhjetor të dalin masovikisht, të përkrahin kryetarin Surdulli, siç e kanë përkrahur edhe deri më tani thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/