UBT

LDK: Qeverisja në Kamenicë e dështuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Koalicioni qeverisës në mes Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe minoriteteve nē fillimet e saj shihet i dështuar. Ky koalicion ende nuk ka filluar dhe nuk ka përmbushur asnjë premtim të dhënë!, ka deklaruar partia me e madhe opozitare në Kamenicë, LDK.

Sipas kësaj partie, në mungesë vizioni në udhëheqje, gjatë këtyre muajve kemi parë Kryetarin e Nënkryetarin në një fushatë më shumë propaganduese partiake apo duke tentuar të shesin qytetarëve një qeverisje ndryshe, e që në fakt këtë fars/mashtrim të tyre sot e ka kuptuar çdo qytetarë.

Kryetari i komunës z.Kastrati gjatë kësaj periudhe kohore më shumë angazhuar në problemet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, se sa brengat e qytetarëve!
Ndërsa, nënkryetari i komunës z.Jakupi, në një fushatë tjetër proklamuse me projektet e aprovuara nga Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2016 dhe 2017 nga Qeveria Mustafa.

Uji Dea

Këto projekte të prezantuara nga nënkryetari janë projekte të aprovuara nga qeveria e kaluar përkatësisht ish Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës z.Lutfi Zharku dhe sa për korrektësi ndaj qytetarëve ministri i tanishëm z.Pal Lekaj në buxhetin e vitin 2018 ka paraparë zero projekte kapitale për komunën e Kamenicës.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Kamenicë siguron qytetarët se do të jetë opozitë konstruktive dhe do të angazhohet të jap kontributin e saj në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve gjithashtu LDK’ja në ditët në vazhdim do të filloj përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake dhe përgatitjet për zgjedhje të jashtëzakonshme me qëllim që në krye të vendit të kemi një qeveri të përgjegjshme e cila kujdeset për gjithë qytetarët e saj, një qeveri që ka vizion të qartë për zhvillimin e vendit dhe rrugën e saj evropiane, thuhet ne reagimin e LDK-së./rajonipress/