FIDANISHTJA

LDK: Qeverisja e VV-së po i trajton projektet e Gjilanit sikur të ishin projekte të huaja, i fituam me punë e angazhim të madh

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qeverisja aktuale komunale po i trajton si të huaja projektet të cilat ne lamë të gatshme për t’i vazhduar. Në katër anët e qytetit është krijuar vetëm pluhur e tollovi, si pasojë e inateve politike, neglizhencës e mosdijes së kësaj administrate thuhet në reagimin e zyrtarëve të LDK-së në Gjilan.

Magjistralja Gjilan-Bujanoc, magjistralja Gjilan-Ferizaj, magjistralja Gjilan-Prishtinë, autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, Stadiumi i Qytetit, Fshati i Lumtur dhe shumë projekte të tjera, duket se nuk janë projekte me rëndësi për qeverisjen qendrore dhe lokale, ashtu siç janë për qytetarët e Gjilanit.

Është e papranueshme që projektet të trajtohen me inate politike, sepse pavarësisht që ato janë nisur në mandatin e LDK-së, para se gjithash, janë projekte të qytetarëve tanë dhe jo të partive politike.

Eco Higjiena

Qeverisja e udhëhequr nga kryetari z. Haziri punoi shumë që të përfitojmë besimin nga donatorët dhe qeveritë e ndryshme që u ndërruan, dhe së bashku me zyrtarët komunalë, arritëm që të përfitojmë grante dhe projekte të mira për komunën tonë.

Mos i ndëshkoni sportistët, mos i ndëshkoni rastet sociale, mos i ndëshkoni qytetarët tanë, sepse nuk ua kanë me borxh këtë pasivitet e mosdije në qeverisje!

Viti i parë ishte i humbur për Gjilanin, i tillë po duket edhe viti i dytë. Urojmë të mos e kemi një mandat të humbur!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.