LDK: Pushtetarët të pangopur për të vjedhur pasurinë e qytetarëve

Gjilan – Xhangyle Rexhepi zëdhënëse e fushatës në LDK tha se ne nuk do të lejojmë të grabitet pasuria e nxënësve për llogari të politikës mafioze e klanore që vetëm ky pushtet në ikje dinë ta menaxhoj, në këto pak ditë të mbetjes së tyre në pushtet. Faza kur ky pushtet në ikje dëshiron t’ju servoj qytetarëve është i paligjshëm kur e dimë se më pak se dy muaj na ndajnë nga data e zgjedhjeve lokale në vend ka thënë Rexhepi.
“Panikqaret e këtij pushteti në ikje njoftojnë opinionin publik përmes seksereve të tyre për fillimin e procedurave për privatizimin e oborreve të shkollave. Kjo është edhe një dëshmi shtesë që ky pushtet në ikje nuk përfillë as edhe një kriter ligjor për shitjen e pronës publike në këtë rast oborreve të shkollave të qytetit të Gjilanit, për interesave të tyre private dhe klanore”.Kështu tha Xhangyle Rexhepi zëdhënëse e fushatës së LDK-së gjatë një takimi me mediet.
Rexhepi tha se këto nuk janë procedura privatizimi, kjo është grabitje dhe ne si LDK kurrë nuk do të njohim vjedhjen e këtyre oborreve shkollore nga ky pushtet në ikje. “U bëjmë thirrje publike ofertuesve të mos shkojnë më tutje në këtë proces. Ne nuk do të lejojmë të grabitet pasuria e nxënësve për llogari të politikës mafioze e klanore që vetëm ky pushtet në ikje dinë ta menaxhoj, në këto pak ditë të mbetjes së tyre në pushtet. Faza kur ky pushtet në ikje dëshiron t’ju servoj qytetarëve është i paligjshëm kur e dimë se më pak se dy muaj na ndajnë nga data e zgjedhjeve lokale në vend” ka thënë Rexhepi.
Për ne si LDK kjo është edhe një argument shtesë që sinqerisht, këta janë të pangopur dhe kanë etje të pafundme për vjedhjen e pasurisë së qytetarëve tanë. “Për ne si LDK metodat shantazhiste dhe kërcënimet janë produkt i kësaj qeverisje në ikje, garantojmë gjithë nxënësit e shkollave që do të bëjmë të pamundurën përmes procedurave ligjore t’i mbrojmë oborret e tyre shkollore nga kidnapimi dhe krijimi i monopolit nga pushtetarët e pangopur që me 3 nëntor vota e qytetarit do t’i largoj një herë e përgjithmonë nga pushteti” tha Rexhepi./rajonipress/