Eko Higjiena

LDK: Po vërtetohet ajo që e kemi thënë: Gjilani nuk ka kryetar, ka tuxhar

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna Gjilanit së bashku me të parin e ekzekutivit, Alban Hyseni, i cili erdhi aksidentalisht në këtë pozitë, ka vazhduar me qeverisjen skandaloze, ku veprimet e fundit janë për prokurorinë dhe institucionet tjera të rendit dhe ligjit që duhet t’i trajtojnë me prioritet. Tash së fundi i pari i ekzekutivit kontraktoi (bleu) vet kamionin prej 47,919.52 euro, pa asnjë procedurë tenderimi dhe mos respektimi të ligjeve për financat dhe prokurimin publik në Republikën e Kosovës thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Ky veprim i fundit i të parit të ekzekutivit përbën shkelje të rëndë të ligjit të prokurimit, andaj institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë.

Dy vizitat e të parit të ekzekutivit të Gjilanit z. Hyseni, bashkë me dy drejtorë komunal në Gjermani, janë realizuar për të blerë një kamion për Ndërmarrjen Publike Lokale “TREGU” në vlerë prej 47,919.52 euro.

Ky veprim skandaloz i tyre, nuk është i fundit për këtë blerje në formë ‘pazari’, pasi vetëm për një vizitë në Gjermani kemi faturën e paguar prej 3,151.52 euro, për udhëtim e dreka zyrtare nga buxheti i NPL Tregu.

Gjithashtu, kemi edhe shpenzime tjera që janë paguar nga buxheti i Komunës për këtë çështje.

FITORJA

Pra, gjitha këto veprime apo procedurat për blerjen e kamionit i ka zhvilluar dhe realizuar i pari i ekzekutivit, z. Hyseni dhe ndërmjetësit e tij Gjermani.

Edhe gjatë doganimit janë bërë shkelje, ku fillimisht ky kamion është doganuar në emër të Kuvendit Komunal Gjilan, ku pastaj me marrjen e disa direktivave nga lartë që janë konstatuar shumë shkelje ligjore dhe procedurale, doganimi është kthyer në emër të N.P.L Tregu.

I pari i ekzekutivit së bashku me ekipin e tij në Gjilan, përveç degradimit të institucioneve komunale, edhe Ndërmarrjet Publike Lokale i ka shëndrruar në çerdhe të keqpërdorimeve. Andaj, këto veprime janë të dëmshme, të rrezikshme dhe që duhet të merren masa të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse që e kanë për obligim mbikëqyrjen, respektimin e ligjit dhe ndalimin e keqpërdorimeve të mëdha që po ndodhin kudo nga kjo klasë qeverisëse.

Ne si LDK do të jemi gardianë të mbrojtjes së ligjshmërisë, financave publike, për ta parandaluar degradimin institucionit të kryetarit të komunës së Gjilanit.

Fatkeqësisht po vërtetohet ajo që e kemi thënë vazhdimësi: Gjilani nuk ka kryetar, ka tyxhar!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.