Eko Higjiena

LDK po e mashtron popullin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Që prej përfundimit të zgjedhjeve lokale, Lidhja Demokratike e Kosovës është duke përsëritur se është partia numër një në vend.

Çuditërisht kjo vazhdon të theksohet çdo ditë nga zyrtarë të ndryshëm të këtij subjekti edhe pse rezultati flet ndryshe.

Si dihet nga zgjedhjet lokale PDK doli me 202 419 ose 27.11 % 2, ndërsa LDK me 191 362 ose 25.62 %.

Por në këtë subjekt duket se nuk po duan të shohin dallimin prej më shumë se 10 mijë votash.

Përveç deklaratave të zyrtarëve të lartë të LDK’së, në këtë valle janë përfshirë edhe të rinjtë e këtij subjekti.

Uji Dea

Në një deklaratë të Forumit Rinor thuhet se LDK është konfirmuar partia numër një në vend, transmeton express.

“Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e mbajti mbledhjen e radhës të Kryesisë. Kjo është mbledhja e parë pas zgjedhjeve, në të cilën u diskutua rritja e votës së LDK-së , rikthimi në komunat e mëdha, të arriturat e LDK-së dhe konfirmimi i saj si partia e parë në vend” thuhet në komunikatë.

Dhe përsëritet se ky subjekt është më i votuari.

“LDK-ja është partia më e votuar në Kosovë, meqë ka garuar e vetme, pa koalicione, dhe është rritur për 64 mijë vota, rritje që tregon besimin që kanë qytetarët e Kosovës në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe, po ashtu, tregon se LDK-ja do të jetë fituese edhe e zgjedhjeve të përgjthshme që i kemi përpara”.