Uji Dea

LDK përmbyllë fushatën me tubim madhështorë në Bresalc

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përmbyllur fushatën elektorale të balotazhit në Bresalcin e Ibrahim Uruqit, ku i pranishëm ishte edhe kandidati i partisë, njeriu që e ktheu rugovizmin në Gjilan, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë.

Përfaqësuesi i këtyre nëndegëve, Venhar Haziri, ka thënë se “jemi tubuar edhe njëherë këtu për ta konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e madhe që do t’i japim Lufi Hazirit”.

Nga ana tjetër fituesi i zgjedhjeve të 3 nëntorit, Lutfi Haziri, ka falënderuar bresalcasit për mbështetjen e madhe, duke thënë se na keni bërë më të përgjegjshëm.

“Këtë fushatë të gjatë po e përmbyllim në Bresalc. Kemi qenë bashkë në të gjitha lagjet e Bresalcit, të gjithëve që e kanë hapur zemrën, që e kanë hapur konakun, i falënderoj shumë. Rezultati i 3 nëntorit do të mbahet në mend për kthimin e Bresalcit në LDK. Na keni nderuar dhe na keni bërë më të përgjegjshëm. Nuk do të harrojmë që ajo mbështetje ka qenë për punë, për programet në arsim, shëndetësi, bujqësi e në të gjitha nivelet”, tha Haziri.

UBT

“Sjellja me arrogancë po vazhdon edhe sot, duke lypë fajin te fituesi, por fajin le ta kërkojnë te zyrja e ish-komitetit. Puna e parë që do ta bëjmë është që t’i heqim vadat, ta rregullojmë kanalizimin, rrugën, ujin e ndriçimin. LDK është kthyer, do të punoj sinqerisht dhe ju falënderoj shumë për besimin që na e keni dhënë. Ky besim duhet të kthehet me respekt. Në qendër të programit të LDK-së është njeriu, sepse pa mbështetjen e njëri-tjetrit nuk mund te bëjmë asgjë. Proceset, punët, angazhimet do t’i bëjmë bashkë”, u shpreh Haziri.

Ai tha se të gjitha programet që i ka premtuar do t’i realizojë në përpikëri, për të shtuar se më 1 dhjetor nuk do t’ia falim asnjë sekondë qeverisjen aziatike.

“Do t’i realizojmë të gjitha programet për familje, infrastrukturë, bujqësi e zhvillim pikë për pikë. Prej 2 dhjetorit do t’ia nisim punës në mënyrë të ndershme. Partia që është në ikje, nuk po mundet kurrqysh të pajtohet me rezultatin. Vota kësaj here është numëruar drejt dhe kur numërohet vota drejt LDK gjithmonë është fituese. Më 1 dhjetor mos ia falni asnjë sekondë kësaj qeverisje aziatike”, ka përfunduar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/