UBT

LDK: Përkrahje e fuqishme e malishevasve për Lutën

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Si në të gjitha tubimet edhe ai i Malishevës ishte përplot me simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidatit Lutfi Haziri.

Në tubimin e përbashkët edhe me fshatin Malishevën e Epërme dhe Caparin, Haziri shoqërohej nga Isa Maliqi, veprimtar i njohur i LDK-së në diasporë, deputetja Lirije Kajtazi si dhe veprimtarë të tjerë të LDK-së.

Qindra të pranishëm në tubim thanë njëzëri se e gjithë Malisheva do të votojë Lutfi Hazirin, duke besuar në vizionin e tij për rikthimin e dinjitetit të gjilanasve.
“Faleminderit që keni dalë kaq masovikisht më 3 nëntor dhe që keni ardhur edhe tash kaq masovikisht. Ky rikthim i LDK-së, vije në kohën kur më së shumti Malisheva, Capari dhe Gjilani kanë pas nevojë. Këtë punë të madhe e kemi bërë falë angazhimit të të gjithë malishevasve dhe gjithë qytetarëve. Çdo familje në Malishevë e falënderoj shumë që na ka mbështetur. Njëri prej impulseve kryesore që m‘ka ardhur mua pas luftës është nga Malisheva. Ky angazhim nuk është ndalur asnjëherë. Edhe tash e kemi këtë angazhim. Politikisht, qytetarët kanë folur më 3 nëntor, por ligji e thotë që edhe njëherë të dalim më 1 dhjetor”, ka thënë në fjalën e rastit kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili më 3 nëntor mori 20 mijë vota.

Kryetari Haziri ka shtuar se ata që qeverisën në mënyrën më të keqe nuk mund ta ndryshojnë rezultatin sepse nuk e kanë besimin e qytetarëve.
“Malisheva dhe Gjilani në tërësi nuk i duron ata që shantazhojnë, që kërcënojnë, ata që luajnë me magje të popullit. Ata s’kanë mundësi ta ndryshojnë rezultatin sepse nuk e kanë besimin e qytetarëve. Faleminderit edhe prej simpatizantëve të partive të tjera që po na përkrahin”, ka thënë kryetari i Gjilanit.

Uji Dea

Njeriu që e ktheu rugovizmin në Gjilan ka falënderuar mërgimtarët tanë të cilët dhanë kontribut të madh për qytetin.

“Këtë javë e kemi shpallur javën e flamurit, sepse me 28 nëntor ka qëlluar rastësi që ta festojmë ditën e flamurit në mbyllje të fushatës, duke respektuar dëshmorët e martirët tanë. Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj edhe mërgimtarët tanë që kanë kontribuar shumë për këtë qytet. Ne i respektojmë ata sepse kjo është vlerë e LDK”, ka deklaruar kryetari Haziri.

Kryetari Haziri e ka përfunduar fjalimin duke thënë se programin e LDK-së e kanë bërë mësuesit, profesorët, mjekët, të gjithë qytetarët, pasi ne i kemi dëgjuar me kujdes për t’ua përmbushur nevojat e tyre thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/