LDK: Përkrahja popullore për Sokol Halitin po rritet edhe më shumë

Viti – Se kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vitisë do të fitojë që në raundin e parë, ajo shihet nga përkrahja e madhe që po merr në takimet me qytetarë të shumtë.
Kështu të enjtën Sokol Haliti morri mbështetjen e tri lokaliteteve si në Tërpezë, Pozhoran dhe Skifteraj, ku zhvilloi hiq më pak se 8 takime, në të cilat qartë shihet se LDK-ja dhe ai personalisht do të jenë fitues të zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Në këto tubime Haliti premtoi mirëqenie për të gjithë qytetarët, zbatim të ligjit të nëpërkembur nga pushteti aktual. Po ashtu premtoi investime kapitale për bujqësi.
Sigurisht se një trajtim të veçante ai premtoi edhe për kategoritë e dala nga lufta e fundit në Kosovë.
“Do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve e jo i grupeve e klaneve partiake” ka thënë Haliti.
Prandaj ai beri thirrje që më 3 nëntor të dalin masovikisht në zgjedhje dhe të votojnë LDK-në dhe numrin 78 thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Viti./rajonipress/