ARKATANA

LDK, përfundimisht kundër vendeve të rezervuara për minoritetet

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lidhja Demokratike e Kosovës, përfundimisht është kundër vendeve të rezervuara për komunitetet jo shumicë. Së paku kështu shkruan në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Mobi Casa

“Vendet e rezervuara nuk janë opsion i LDK-së në asnjë alternativë. LDK konsideron se Kosova ka përmbushur obligimet e saj për dy mandate të vendeve të rezervuara për komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë, të parapara me Pakon e Ahtisarit (dhe të sanksionuara me Kushtetutë për këtë periudhë kohore) dhe se Kuvendi i Republikës së Kosovës, përfshirë edhe deputetët nga komunitetet, në bashkërenditje me faktorin ndërkombëtar në vjeshtën e vitit 2012 ka vendosur që vendet e rezervuara t’i shndërrojë në vende të garantuara dhe atë 10 për komunitetin serb dhe 10 për komunitetet e tjera që nuk janë shumicë. Garantimi i njëzetë vendeve për komunitetet joshumicë nga 120 sa numëron Kuvendi i Republikës së Kosovës, është tregues i vullnetit të mirë për integrim të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës”, shkruan Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.