ARKATANA

LDK për marrëveshjen për targat: Qeveria ka zyrtarizuar pranimin e strukturave paralele dhe targave ilegale të Serbisë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se sot kemi një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për tërheqjen e forcave policore nga veriu.

Gashi ka thënë se përse duhet Qeveria të bëjë marrëveshje për tu tërhequr nga pjesa e territorit të vet.

“Qeveria aktuale marrëveshjen e parë që e bënë me Serbinë, është për pranimin e strukturave dhe targave ilegale si targa zyrtare në Kosovë”, ka thënë Gashi.

Uji Dea

Gashi ka shtuar se zëvendëskryeministri ka nënshkruar marrëveshje që targat ilegale të Serbisë, njihen si legale.

“Ky është rezultati i asaj çfarë keni bërë. Ne si opozitë ju kemi thënë se nuk do të sillemi si ju kur janë në pyetje interesat e vendit. Kjo çfarë keni bërë ju, është humbje për Kosovën. Sot qeveria e Serbisë lëshon tagra për Kosovën, të pranuara zyrtarisht nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Gashi

Gashi ka shtuar se “keni zyrtarizuar institucionet kriminale dhe paralele serbe në Kosovë”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.