Fundamenti

LDK paralajmëron votim të fshehtë për demarkacionin

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Deklarimi i deputetit të LDK-së, Adem Salihaj, se një numër i konsiderueshëm i deputetëve të kësaj partie janë të vendosur për të mos e votuar versionin aktual të demarkacionit nuk po i brengos zyrtarët e lartë të kësaj partie.

Sipas tyre, vota është fshehtë dhe ata deputetë të cilët po deklarohen se nuk do ta votojnë demarkacionin ka mundësi qe të votojnë ndryshe.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka paralajmëruar se për votimin e projektligjit për marrëveshjen kufitare me Malin e Zi mund të përdoret forma e fshehtë e votimit.

“Asnjëherë nuk dihet si do të jetë votimi, sepse ajo është votë e fshehtë. Ka mundësi që ata deputet të cilët kanë thënë se nuk e votojnë, do ta votonin dhe ata që nuk janë deklaruar fare nuk e votojnë. Është diçka për të cilën nuk mund ta garantojë. Një gjë garantoj: LDK e ka qëndrimin e vet politikë të cilin e ka marrë Këshilli i Përgjithshëm i partisë dhe unë jam i prirë më i respektu vendimet e organeve të partisë”, ka thënë Rugova për Indeksonline

I pyetur nëse LDK po dëshiron votim të fshehtë për demarkacionin, Rugova ka sugjeruar që kjo pyetje t’i bëhet deputetëve e jo atij.

Fundamenti

“Unë jam kryetar komunë dhe pjesë e Kryesisë së LDK-së po flas nga ky nivel. Unë jam duke thënë se qëndrimet politike janë këto, mirëpo asnjëherë e nuk bëj presion në asnjë deputet në vullnetin e tij. Çka ndodhë tutje është një çështje tjetër për të cilën partia do të diskutojë përsëri”, ka theksuar Rugova.

E në anën tjetër, Albert Krasniqi nga KDI thotë se praktikat e deritanishme të votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare kanë qenë me votim të regjistruar, që përfshinë votimin elektronik. Ku votat e secilit deputet janë publikuar në ueb faqen zyrtare të Kuvendit.

Mirëpo, ai thotë se Rregullorja, parasheh edhe votim të fshehtë, gjë e cila mund të aplikohet në rastin e ratifikimit të Marrëveshjes për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

“Kjo mënyrë e votimit do të mund të ndiqet nga Kuvendi me arsyetimin për të shmangur presionin ndaj deputetëve nëse votojnë pro kësaj marrëveshje. E që në esencë besoj që do të bëhet për të siguruar votat nga deputetët me anë të favoreve ndaj tyre”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

Njohësit e rrethanave politike dhe përfaqësuesit e opozitës e kanë kundërshtuar idenë që votimi i projektligjit për demarkacionin të bëhet në mënyre të fshehtë/Indeksonline

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.