Eko Higjiena

LDK nuk pendohet për braktisjen e seancës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Dega në Gjilan në takimin e kryesisë të mbajtur të shtunën i ka dhënë mbështetje të plotë grupit të këshilltarëve komunal të LDK-së, dhe ka përkrahë fuqishëm veprimin e këshilltarëve të saj për lëshimin e seancës së kaluar të Kuvendit Komunal, si akt i imponuar nga ky pushtet.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se sjellja e kryesuesit dhe pushtetit aktual ndaj këshilltarëve komunal është sjellje tipike totalitare dhe shantazhiste qe është metodë e vetme dhe e kahmoqme e partisë në pushtet.

“I kujtojmë pushtetarëve shantazhist të PDK-së se grupi i këshilltarëve komunal i LDK-së është grupi më aktiv në kuvendin komunal, grup i cili gjithherë i ka paraqitur në mënyrën më profesionale kërkesat e qytetarëve gjilanas. Duke dashur që ne Kryesia e LDK-së, dega në Gjilan, t’i bëjmë me dije opinionit publik gjilanas, qytetarëve tanë që ky pushtet e ka zhytur në recesion të thellë komunën me miliona euro borxhe që tejkalojnë më shumë se një buxhet komunal, është tentuar në mënyrën më të keqe që problemin e recesionit që vetë e kanë shkaktuar nga kjo keqqeverisje e keqe ta bartin dikund tjetër që për ne është absolutisht e papranueshme dhe nuk ka cilësim tjetër përveç shantazhim dhe ikje nga realiteti” thuhet në reagimin e LDK-së.

Fundamenti

Gjithashtu i kujtojmë shantazhisteve të PDK-së se edhe nga numri i këshilltarëve jemi të barabartë dhe nuk lejojmë në asnjë mënyrë të shantazhohemi nga elemente te caktuara të tipit stalinistë.

Ethet e humbjes që kanë kapluar këtë pushtet të paaftë politik janë argumenti i vetëm që ju ka mbetur për t’i shantazhuar të tjerët përfundon reagimi./rajonipress/