UBT

LDK : Nuk mund të mbulohen të palarat në fushën e arsimit

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Reagim i LDK-së ndaj deklarimit të drejtorit të DK-as përmes Rajonipress me titull: “Nuk merrem me konferencat vajtuese të LDK-së i sqarohem vetëm publikut”, të botuar më 5 janar 2013.

“Bombat” e Drejtorisë së Arsimit, drejtuar Komisionit të Arsimit të Degës së LDK-së në Gjilan i erdhën “dhuratë” si balonat e fëmijëve apo fishekzjarrët për natën e vitit të ri që mbuluan qytetin me tym. Dhe sado që Drejtoria mundohet që fushën e arsimit ta bëjë tym e mjegull, për të mos u dukur të palarat e juaja, ato nuk mund të mbulohen assesi. Populli thotë” “Minarja nuk hynë në thes”.

Komisioni i Arsimit i Degës se LDK-së në Gjilan, të nderuar drejtues të arsimit komunal, nuk është komision i tenderimit për të shitur vende të punës, për të shitur dru, shumëfish më lartë se çmimi i tregut, nuk është komision që shet diploma si buleta teatri, as prokurori gjykimi për veprat të cilat i përmendeni, por është komision që e përbejnë njerëz shumë profesional, të dëshmuar në procesin edukativo-arsimor për vite të tera.

Me punën e tyre edukativo-arsimore kanë arsimuar dhe edukuar shumë breza nxënësish dhe shumëkush nga ju keni qenë nxënës të këtyre pedagogëve dhe jemi krenarë që sot akoma edukojnë e mësojnë gjenerata të reja. Prandaj, nga ato rezultate që ju i renditeni në fjalën Tuaj, sigurisht dhe i pa përjashtuar është edhe kontributi i ndonjërit nga anëtarët të këtij komisioni që ju i fyeni, në vende që të krenoheni.

Eco Higjiena

Komisioni i Arsimit i Degës se LDK-se, asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk ka mohuar klasën e grupin inteligjent të nxënësve tanë, çfarëdo moshe e niveli arsimor, po jemi krenarë që me punën e tyre arrijnë rezultate që na bëjnë të ndihemi krenarë sepse, ata nuk i takojnë vetëm juve e qeverisë suaj, po janë krenaria e komunës dhe kombit tonë. Po, ama një grup nxënësish të këtillë, sado numër i madh të jetë në këto gara, nuk e përbejnë të përgjithshmen dhe cilësinë e të gjithë nxënësve në komunën tonë. Të veçantat nuk e bëjnë tërësinë, të përgjithshmen. Ne po flasim e do të flasim, bile edhe do të vajtojmë, si thoni ju, për gjendjen e sistemit të arsimit në komunën e Gjilanit. Ne nuk kemi qëndrim as fyes, as fyes. Nuk është arma e këtij komisioni të përdorë një fjalor denigrues, ani se kemi mjaftë mundësi dhe argumente.

Ju nuk jeni prekur fare as nuk jeni sqaruar para publikut, si thoni ju, për gjërat të cilat ne i kemi prekur. Ju flisni për trajnimet e mësimdhënësve, por nuk thoni se a kanë kushte për zbatim të atyre metodave mësimore në praktikë. Ne flasim për shkollat që udhëhiqen pa drejtorë e ju flisni për garat, ne flasim për tejkalimin e numrit të nxënësve nëpër paralele dhe shëtitjen e tyre nëpër shkolla e klasa gati gjatë gjithë gjysmëvjetorit , e ju flisni për përqindjen e rezultateve te testit, por jo edhe për mënyrën se si janë arritur ato rezultate, ne flasim për korrupsionin me tenderët e ekskursioneve, ju thoni po vajtoni.

Pra siç shihet nga deklarata Juaj, Ju nuk sqaroheni fare para publikut. Komisioni i Arsimit i Degës së LDK-së në Gjilan gjithashtu, sikur edhe ju, i drejtohet po këtij publiku dhe ua sqaron të vërtetën. Të këtij publiku jemi edhe ne edhe Ju. Dallimi në mes nesh dhe Jush, ekselencë, qëndron se Ju i shfrytëzoni parat e tyre pa llogaritur, nuk u krijoni fëmijëve te tyre kushte për mësim, u merrni para të majme në emër të ekskursionit, ju ndani libra falas dhe ua merrni shumë fish ma tepër si: në mbrëmjet e maturës, ekskursioneve, uniformave dhe vetëlavdëroheni se jeni të parët në Kosovë.

Kryesia e LDK-së, dega në Gjilan, 06.01.2013.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.