FITORJA

LDK nuk mbështet draft-statutin për Asociacionin, Abdixhiku: Parasheh autonomi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kundërshtuar draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të propozuar nga Bashkimi Evropian.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, tha se ky draft-statut parasheh autonomi, transmeton Telegrafi.

“Sot bëhen 1 javë që kur LDK ka pranuar zyrtarisht nga ndërmjetësuesit draft-statutin e Asociacionit, pra dy muaj pas prezantimi në Kosovë, e 40 ditë pasi i njëjti është pranuar nga Qeveria. Ka pasur synime që njëherë të na jepet vetëm për lexim ky draft-statut. Nuk kam pranuar një qasje të tillë, kështu nuk vepron LDK. Për LDK ka qenë shqetësuese mbyllja hermetikisht e Qeverisë Kurti para dhe pas pranimit të këtij dokumenti. Të mbyllësh një dokument para spektrit politik është qasje e paprecedent”, tha ai.

Më tej, ai shpalosi qëndrimet e tij rreth këtij dokumenti.

“Si kryetar po jap disa vlerësime të para mbi këtë dokument. Ai na vjen si autonomi, me rrugëtim potencial për federalizim, nis me Rezolutën 1244 si paralele e shpalljes së pavarësisë, e përfundon me arbitrazh, si paralele e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, tha ndër tjera ai.

GRANDEMALL

Abdixhiku tha se është pakuptimtë se si institucionet e Kosovës kanë pranuar një asociacion të tillë.

“Unë besoj që prapa kësaj fatkeqësie qëndron një paaftësi e thellë dhe një apetit për popullizëm që na sjell në situata të rënda. LDK nuk mund të mbështet asnjë produkt që del jashtë kornizave të Kushtetutës. Këtë qëndrim e kemi shpalosur gjithmonë”, deklaroi ai.

Kreu i LDK-së potencoi tutje se “Qeveria populliste ka arritur që për 2 vite dialogun ta shndërrojë në dialog që jep autonomi”.

Më tej, ai deklaroi se popullzimi ka arritur që Kosovën ta mbajë të sanksionuar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.